Telegrafi

KEK-u pajtohet me nivelizimin e pagave të punëtorëve

Kjo është bërë e ditur nga një komunikatë për media që ka ardhur nga Sindikata e Pavarur e Energjetikës SPEK-u, ku përfshihet dhe faksimili I marrëveshjes së nënshkruar nga kryetari I Bordit të KEK-ut, Skënder Krasniqi dhe kryetari I SPEK-ut, Izet Musatafa.

“Në mbledhjen e radhës të bordit të KEK-ut ky organ do të marrë vendim meritor për çështjen e nivelizimit të pagave conform me rekomandimet e komisionit përkatës të menaxhmentit”, thuhet në këtë komunikatë.

Po ashtu aty kërkohet që punëtorët të kthehen menjëherë në vendet e tyre të punës dhe se do të merren masa administrative ndaj të gjithë atyre që nuk veprojnë konfrom obligimeve të tyre nga marrëdhënia e punës.

Ndryshe të hënën në shenjë pakënaqësie në implementimin e projektit të pagave, përmes një tubimi të organizuar, kanë protestuar para vendit të tyre të punës rreth 700 punëtorë të termocentraleve “Kosova A” dhe “Kosova B”.

Ata kanë kërkuar nga menaxhmenti i KEK-ut implementimin e projektit për nivelizim të pagave, duke mos përfshirë këtu nivelizim të pagave me menaxhmentin e kompanisë, kërkesë kjo e cila është përkrahur edhe nga ana e sindikalistëve të KEK-ut. /Telegrafi/