Telegrafi

KEK-u nënshkruan me Egzon Qerimin

KEK-u ka vazhduar me përforcime për edicionin pranveror, ku do ta kërkojë mbijetesën.

Klubi nga Obiliqi ka marr vetëm një pikë në 17 ndeshjet e vjeshtës.

Lojtari i radhës që ka zbarkuar në ‘Agron Rama’ është mesfushori llapjan, Egzon Qerimi.

Futbollisti së fundmi ishte pjesë e Arbërisë në Ligën e Parë, teksa më parë ka bërë karrierë te Llapi e 2 Korriku.

Gjithsesi, Qerimi ishte pjesë e ‘Elektricistëve’ edicionin e kaluar kur ekipi siguroi Superligën.

KEK-u ka arritur marrëveshje edhe me trajnerin Alban Dragusha, që do ta drejtojë skuadrën në pranverë.

Eliktricistët deri më tani kanë arritur të nënshkruajnë me Besart Dushin dhe Isa Eminhazirin./Telegrafi/