Telegrafi

KEK-u në grevë të përgjithshme për shkak të privatizimit

“ Greva do ti përfshije te gjitha Departamentet e KEK-ut. Për këtë qellim SPEK-u ka formuar Këshillin Organizativ te Grevës. Ky Këshill përbëhet nga komplet Kryesia Ekzekutive. Udhëzimet dhe modalitetet tjera do te bëhen te ditura ne kohe te duhur”,thuhet në komunikatën për media të kësaj sindikate.

“ Vendimi lidhur me privatizimin e KEK-ut ( Rrjetit, Furnizimit dhe Njësive tjera Shërbyese, vendimet për Shthurjen e KEK-ut pa konsultim dhe pa debat me përfaqësuesit e punëtorëve, mos zbatimi i vendimit te Bordit për sigurimin shëndetësor te te punësuarve ne KEK, dhënia e objektit te Toskanes pa transparence, pa precizuar kontratën e shfrytëzimit nga ana e KEK-ut dhe MEM-it” janë disa prej arsyeve të tjera që kanë shtyrë këtë sindikatë për të kaluar në grevë të përgjithshme.

Mirëpo ata nuk kanë mbetur me kaq. Sipas tyre edhe pagat e ulta, çrregullimi i sistemit të pagave me ndërhyrjet qe i janë bere nga menaxhmenti pas harmonizimit, kushtet tejet të vështira në punë, vlera e ulet e triskës për ushqim mungesa e transparencës janë arsye shtesë për grevë.

“Të gjitha këto janë rezultat i dështimeve ne menaxhim me KEK-un. Këto dështime janë rezultat i tendencave qe KEK-u te prezantohet para konsumatorëve si korporate e pa suksesshme, si kompani qe nuk ka mundësi te jap prodhim energjie e stabilitet furnizimi. Te krijohet bindje qe vetëm procesi i privatizimit mund te stabilizoj këtë gjendje. Qe nga ky proces prapë sikurse edhe me pare te përfitojnë bartësit e këtij procesi ne kurriz te klasës punëtore”, thuhet tutje në komunikatë./telegrafi/