Edhe pse ndeshja mes Kek-ut dhe Ballkanit ishte një përballje e skuadrave nga fundi i tabelës, kjo nuk i ndaloi ato që dhurojnë një ndeshje dramatike në fushë.
Kek-u siguroi pikën e parë në Ipko Superligën e Kosovës në futboll duke barazuar me rezultat 2-2 ndaj Ballkanit.
Goli i parë në stadiumin ‘Agron Rama’ në Obiliq u shënua nga vendasit me anë të Ardhe Grajqevcit në minutën e dytë.
Por, nuk kaloi shumë dhe skuadra nga Suhareka barazoi rezultatin me anë të Jetmir Toapllit (14′), në minutat e mbetur ritmi i lojës ra dhe 45 minutat e parë përfunduan me rezultat 2-2.
Ashtu si pjesa e parë, edhe e dyta kishte një tjetër fillim të zjarrtë. Kek-u shënoi në minutën e 47-të me anë të Treviol Stullqakut, kurse pas dy minutash Ballkani barazoi me golin e Durim Gashit nga penalltia.
Pas këtij barazimi Ballkani renditet në vendin e nëntë me nëntë pikë, kurse Kek-u i fundit me një pikë.
Ndeshja e ardhshme e Ballkanit është kundër Ferizajit, ndërsa Kek-u luan ndaj Feronikelit. /Telegrafi/