Telegrafi

KEK-u jep para në të zezë

Gazeta potencon rastin e larjes së automjeteve të kësaj kompanie pa pasur kontratë me autolarjet.

Ky fakt është pranuar pjesërisht edhe nga zëdhënësi i kësaj kompanie Nezir Sinani cili ka thënë se kjo vlen vetëm për një pjesë të veturave.

Një rast tjetër i dhënies së parave pa kontratë, është  potencuar në rastin me kompaninë e sigurimeve WDG, të cilës i kishte skaduar kontrata ndërsa KEK-u i ka paguar edhe 70 mijë euro pas kësaj.

Edhe për këtë problem zëdhënësi Sinani ka deklaruar se në kontratë janë gjetur zbrastësira juridike deri në nënshkrimin e kontratës së re.

KEK-u nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik qe dënuar 20 mijë euro pasi janë hasur parregullsi edhe në përzgjedhjen e WDG si kompani fituese me qëllim ruajtjen e objekteve të kompanisë