Flamurtari vazhdon ta rrezikojë rëndë mbetjen në elitë me disfatën e pësuar në transfertë te Ferizaji, ku golin e vetëm e shënoi Shabani (40’).
Se në Gjakovë është e pa mundur të fitosh, e tregoi ndeshja e kuq e zinjve ndaj Ballkanit. Gjakovarët bënë edhe një hap drejt sigurimit të ekzistencës me fitoren minimale të arritur falë golit të Gashit të realizuar në minutën e 29-të.
Në duelin tjetër derbi për mbetje në elitë, KEK-u dhe Drenica përfundoi me deklasim të drenicakëve me rezultat 4-0.
Ferizaji – Flamurtari 0:1
Vëllaznimi – Ballkani 1:0
Besa – Trepça ’89 1:0
KEKu – Drenica 4:0
Nesër zhvillohen dy duelet të cilat mund të kenë ndikim në luftën për titull, pasi pretendentët për titull, Hysi dhe Prishtina i shkojnë Lirisë respektivisht Trepçës. /Telegrafi/