Telegrafi

KEK-u i kthehet zanatit të vjetër

Zyrtarë të KEK-ut thanë se kjo ndodh për shkak se ka dalë nga sistemi blloku A5 i Termocentralit “Kosova A”, e po ashtu janë në riparim blloku A3 i këtij termocentrali, si dhe blloku B2 i Termocentralit “Kosova B”.

Zëdhënësi i KEK-ut Viktor Buzhala i tha Telegrafit, se është duke u aplikuar plani A,B,C. “Gjendja pritet të përmirësohet të premten pas kthimit në punë të këtyre blloqeve”, tha Buzhala.

Ai ka treguar se kategoria A mund të ketë ndonjë orë reduktim, kur konsumi i energjisë është i madh, konsumatorët e kategorisë B sipas tij do të kenë rrymë 4 me 2 ose 3 me 3, ndërkaq kategoria C do të përballet me reduktime të ashpra, 2 me 4 ne favor të territ.

“Aktualisht në blloqet e KEK-ut është duke u prodhuar 400 megavat orë energji elektrike, e po ashtu janë duke u importuar 180 megavat orë energji elektrike nga kompanitë të kontraktuara më herët”, ka treguar zëdhënësi Buzhala.

KEK-u është duke furnizuar me 540 megavat orë, përderisa kërkesa është për 800 megavat orë energji elektrike.

Por reduktimet e KEK-ut, përveç në lagje më periferike të kryeqytetit, kanë qenë tejet më të theksuar në qendra më të vogla si Vushtrria, Malisheva, Klina dhe qyteza të tjera. /Telegrafi/