Telegrafi

KEK-u fton konsumatorët të paguajnë energjinë e shpenzuar

Sipas një njoftimi zyrtar të lëshuar nga kompania përmirësimi i furnizimit me energji elektrike është bërë falë ngritjes së stabilitetit të sistemit energjetik të vendit, gjegjësisht një prodhimi stabil të energjisë elektrike në gjeneratorët e KEK-ut, investimeve të vazhdueshme në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike, si dhe falë mundësisë së sigurimit të importit të energjisë elektrike me kohë.

“Për të patur mundësi që të stabilizohet edhe më tej furnizimi me energji elektrike, KEK-u fton të gjithë konsumatorët që të paguajnë me rregull faturat mujore për shpenzimin e energjisë elektrike”.

KEK-u ka ftuar të gjithë konsumatorët e paregjistruar që të shfrytëzojnë ofertën e KEK-ut për regjistrim të konsumatorëve të rinj.

“Kjo ofertë ju mundëson kyçje ligjore në rrjetin shpërndarës të energjisë elektrike në Kosovë të gjithë konsumatorëve të paregjistruar dhe këtë mund ta bëjnë pa shpenzime të ndërlidhura me këtë proces dhe borxhet e vjetra”. /Telegrafi/