Telegrafi

KEK-u e Ferronikeli me kontratë të re për rrymë

Marrëveshja u nënshkrua nga Drejtori Menaxhues i KEK-ut, Arben Gjukaj dhe Drejtori Menaxhues i Ferronikelit, Ioannis Gaitanos.

Arben Gjukaj tha se kjo marrëveshje shënon një fillim të ri të bashkëpunimit në mes të dy kompanive. “Korporata do të ofrojë shërbime cilësore dhe bashkëpunim të avancuar për konsumatorin e privilegjuar”, theksoi Gjukaj.

Edhe Drejtori i Ferronikelit Gaitanos u shprehë i kënaqur me fillimin e ri të bashkëpunimit, duke siguruar bashkëpunim të ngushtë me Korporatën në vijim.

Marrëveshja e nënshkruar do të hyjë në fuqi më 19 prill, kur edhe do të fillojë faturimi i konsumatorit të nivelit 220 kilovolt sipas tarifave të reja. /Telegrafi/