Janë mësuar emrat e dy skuadrave që do të luajë në Superligë në sezonin e ardhshëm dhe dy skuadrat tjera që do të kërkojnë inkuadrimin nga barazhi.
Ka përfunduar me sukses dhe pa befasi java e parafundit në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.
Lideri i deritashëm, Ballkani, ka barazuar në udhëtim te Vushtrria pa gola, duke bërë që të bie në pozitën e dytë me 64 pikë.
Megjithatë, kjo pozitë ja siguron inkuadrimin direkt në Superligën e Kosovës, ashtu sikurse edhe KEK-u që është në vendin e parë me 65 pikë pas fitores në udhëtim te Fushë Kosova.
Kjo gjiro ka mësuar edhe skuadrat që do të ndajnë pozitat tre dhe katër, e të cilat janë Vushtrria dhe Ferizaj.
Këto dy skuadra do ta kërkojnë inkuadrimin në Superligë me anë të barazhit, ku njëra skuadër është Flamurtari dhe tjetra do të mësohet pas javës së fundit.
Po ashtu pas rezultateve të sotme është mësuar edhe skuadra e dytë që do të bie në Ligën e Dytë.
Kosovës së Prishtinës në një rang më të ulët të garave do t’i bashkohet edhe skuadra e Hajvalisë.
Rezultatet nga Liga e Parë:
Dukagjini – Rahoveci 3:3
Vushtrria – Ballkani 0:0
Trepça – Hajvalia 4:0
Fushë Kosova – KEK-u 1:2
Vitia – Kika 0:1
Ferizaj – Onix Banja 0:0
Ramiz Sadiku – Bashkimi 2:2
2 Korriku – Kosova 3:0
Tabela:
/Telegrafi/