Telegrafi

KEK-u apelon të shpërfillen operatorët ilegal

Provat e mbledhura nga KEK-u tregojnë qartë se “Elektrokosmet” dhe EPS, me mbështetje nga “Elektromreza Serbije”, së bashku janë duke kryer aktivitetet e një operatori të sistemit të shpërndarjes së energjisë dhe të furnizuesit të energjisë në këtë pjesë pa ndonjë bazë apo autorizim ligjor.

Sipas kornizës ligjore dhe rregullative të vendosur në vitin 2004, KEK-u është i vetmi operator i licencuar i sistemit të shpërndarjes dhe furnizues publik për të gjithë territorin e Kosovës.

Në përputhje me këtë, nga shfrytëzuesit e energjisë elektrike në Kosovë nuk duhet të bëhet asnjë pagesë tek “Elektrokosmet”-i apo EPS-i.

“Përderisa të gjithë mbështesin nevojën që konsumatorët të paguajnë për energjinë elektrike me të cilën furnizohen, e gjithë energjia elektrike e furnizuar në veri të lumit Ibër që nga nëntori i vitit të kaluar është energji e KEK-ut. Prandaj, e vetmja kompani ndaj të cilës konsumatorët kanë obligim për t’ia paguar shërbimet është KEK-u ose agjentët e tij të autorizuar, pasi konsumatorët të jenë regjistruar”.

Nëse ndonjë konsumator në veri të lumit Ibër është shkyçur për mos-pagesë të energjisë elektrike nga operatorët e lartpërmendur të palicencuar, ata sipas KEK-ut duhet të kontaktojë menjëherë autoritetet e zbatimit të ligjit për të raportuar këtë akt të paligjshëm dhe të aranzhojnë rikyçjen. /Telegrafi/