Telegrafi

KEK-u apelon për kursimin e rrymës

Nëpërmjet një komunikate për media KEK-u apelon se një nga format më të thjeshta dhe më të lira edhe për vetë konsumatorët është që të gjejnë alternativa të tjera për ngrohje, siç janë lendet djegëse.

“KEK-u është mjaft i përgatitur, por gjatë ditëve të fundit si pasojë e përdorimit të energjisë elektrike për ngrohje, sidomos në qytetin e Prishtinës janë shkaktuar në orët e pasdites dhe të mbrëmjes vazhdimisht mbingarkesa, duke i tejkaluar edhe limitet e kapaciteteve të rrjetit të shpërndarjes në zona të caktuara”. /Telegrafi/