Telegrafi

KEK-u 30 mijë shkyçje në muaj

Sipas, zyrtarëve të KEK-ut, në muaj bëhen 30 mijë shkyçje, e në Prishtinë do të bëhen shkyçjet e konsumatorëve me borxhe të mëdha në tërë qytetin.

Ata kanë thënë se në këtë aksion janë të gatshme nëse shihet e nevojshme edhe organet e rendit.

“KEK-u javëve të fundit ka intensifikuar aksionet për shkyçje, duke mos amnistuar askënd. Fokusi është tek borxhet e mëdha, por subjekt i shkyçjeve janë të gjithë konsumatorët, përpos atyre që kanë faturën e fundit pa paguar”, thuhet në njoftimin e KEK-ut. /Telegrafi/