Telegrafi

KEK synon prodhimin sipas planit të rrymës

Përkundër sfidave te ndërlidhura me humbjen financiare nga mungesa e te hyrave për shkak të prodhimit të munguar, pas aksidentit ne Termocentralin “Kosova A”, KEK-u ne një afat rekord ka ndërmarr të gjitha hapat për sajimin e situatës së krijuar. Konform ligjeve në fuçi, përmes një procesi transparent ku kanë marr pjesë disa agjensione shtetërore të pavarura, korporata ka arritur të kontraktoi rehabilitimin e dy njësive në Kosovën A, me Operator Ekonomik të cilët kishin plotësuar të gjitha kërkesat teknike dhe financiare.

Njësia A3 e Kosovës A, brenda një afati rekord prej një muaji pas aksidentit ishte aftësuar për punë, dhe nga data 7 korrik 2014 dhe kishte prodhuar pa asnjë problem pa asnjë ndalesë për 5 muaj. Rrjedhimisht, pas një rifreskimi të shkurtër që i është bërë kësaj njësie, ajo tani është aftësuar dhe e gatshme për punë.

Sa i përket njësive A4 dhe A5, duke marr parasysh gjendjen e konstatuar dhe sfidat e moshës së këtyre njësive, procesi i një remonti të tillë ngërthen në vete një numër shumë të madhe të aktiviteteve të cilat jo gjithmonë të gjitha mund të përcaktohen paraprakisht. Rrjedhimisht, gjatë këtij remonti të gjitha pajisjet i janë nënshtruar testeve përkatëse të detektimit të dëmeve sipas standardeve evropiane, me këtë rast disa pajisje dhe komponente nuk i kanë kaluar këto testime. Duke pasur objektive sigurinë maksimale, me synim ngritjen e besueshmërisë së njësive që janë duke u riparuar, si dhe faktin se këto komponente nuk ishin të gatshme në depo, është kërkuar prodhimi i ri i tyre. Tërë kjo merr kohë me tepër se sa ishte planifikuar në fillim.

Në anën tjetër, me qëllim të ruajtjes së buxhetit dhe shkurtimit të qëndrimit të njësive jashtë pune shume aktivitete që ndërlidhen me këto remonte janë duke u kryer në mënyrë simultante me këtë rast koordinimi dhe mbikëqyrja e tyre është shume sfiduese.

Përfundimisht, duke marr parasysh të gjitha këto, janë marr të gjitha masat në kuadër të rrethanave të krijuara që pas aksidentit, njësitë gjeneruese të KEK-ut të punojnë në bazë të bilancit energjetik të rishikuar që parasheh dy njësi në Kosovën A dhe dy njësi të Kosovës B të janë në punë deri në fund të vitit.

Ndryshe, zotimet janë nga operatori që është duke udhëhequr remontet, se njësia A4 do të kthehet në punë deri në fund të vitit, ndërsa njësia A5 pritet të kthehet në punë në fillim të vitit të ardhshëm. /Telegrafi/