Telegrafi

KEK sulmon rajonin e Gjilanit, lë pa energji restorantet

“Procesi i shkyçjes së borxhlinjve është i shtrirë në tërë Kosovën dhe ka në fokus konsumatorët që nuk paguajnë faturat e tyre mujore ndaj Korporatës dhe keqshfrytëzojnë energjinë elektrike”, thuhet në komunikatën e dërguar nga kjo kompani.

Sipas saj, gjatë paradites së sotme, në distriktin e Gjilanit janë shkyçur borxhlinjtë të mëdhenj si internet caffe në emër të Armend Sherifit me një borxh total prej 19 mijë eurove, TV “Vali”, me borxh prej 20 mijë eurove dhe një varg restorantesh si Pizzeri “Laila”, me 9 mijë euro borxh, Restorant “Harea”, 16 mijë euro borxh, Restorant “Dafina”, me 13 mijë euro, Restorant “Egzona”, Restorant “Rea” etj.

KEK-u po ashtu ka njoftuar se shkyçje tjera do të vijojnë pasdite në pjesë të ndryshme të këtij distrikti dhe qytete tjera të Kosovës.

“Borxhi total i konsumatorëve që do të shkyçen sot në këtë distrikt është 103 mijë euro”, saktëson komunikata.

Aty po ashtu thuhet se KEK-u është i vendosur që të vazhdojë procesin e shkyçjeve, për të ndëshkuar konsumatorët që nuk paguajnë borxhin ndaj Korporatës. /Telegrafi/