Telegrafi

KEK, shpërfillni faturat e Elektorkosmet Serbia

"Në muajt e fundit KEK-u ka mësuar se dy entitete të pa licencuara, që nuk janë kompani të regjistruara në Kosovë, përkatësisht ‘Elektrokosmet’ dhe ‘Elektroprivreda Serbije (EPS)’ janë duke operuar ilegalisht në pjesën veriore të Lumit Ibër. Provat e mbledhura nga KEK-u tregojnë qartë se Elektrokosmet dhe EPS, me mbështetjen e Elektromreža Serbije (EMS), janë së bashku duke kryer aktivitetet e një operatori të sistemit të shpërndarjes së energjisë, dhe të furnizuesit të energjisë në këtë pjesë pa ndonjë bazë ligjore apo autoritet", thuhet ne komunikate.

Sipas kornizës ligjore dhe rregullative të vendosur në vitin 2004, KEK-u është operatori i vetëm i licensuar i sistemit të shpërndarjes dhe furnizues publik për të gjithë territorin e Kosovës. Asnjë entitet tjetër nuk është licencuar të kryej ndonjërin prej këtyre aktiviteteve.

Kjo është një çështje e ‘sundimit të ligjit’, dhe KEK-u pret që të gjitha organet për zbatimin e ligjit në Kosovë të marrin veprimet e duhura për të siguruar mbajtjen e sundimit të ligjit. /telegrafi/