Telegrafi

KEK shpenzoi 50 milionë euro përmes 501 tenderëve

Kompania më e madhe publike në vend, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) gjatë vitit që lamë pas ka shpenzuar më shumë se 49 milionë euro përmes 501 proceseve të prokurimit.

Mirëpo, për shkak të shkeljeve të rënda të Ligjit të Prokurimit (LPP), më 2 prill të këtij viti, Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) i ka anuluar licencën shefit të Prokurimit të kësaj kompanie, Ymer Dragusha, ndërkaq kompaninë e ka gjobitur më 30 mijë euro gjobë.

Në vendimin e OSHP-së thuhet se Ymer Dragusha, menaxher i Prokurimit, për shkak të shkeljeve të rënda të LPP-së dhe rregullave të prokurimit publik, me rastin e moszbatimit të vendimeve të OSHP-së, i është anuluar licenca. /Zëri/Telegrafi/