Telegrafi

KEK, sasia e eksportuar në dhjetor është e vogël

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se nga ditët e fundit të dhjetorit dhe gjatë janarit ka marrë energji elektrike nga korporata KESH në formë shkëmbimi për aq sa e lejojnë kapacitet transmetuese.

Për këtë qëllim KEK sipas ketij njoftimi, ka ndalur nga puna dy njësi për prodhim të energjisë elektrike në TC “Kosova A”, në mënyrë që në Hidrocentralet e Shqipërisë rezervat hidrike të përdorën sa më shumë për prodhim të energjisë elektrike e të mos humbet uji. Kjo marrëveshje me KESH-in njëkohësisht ka ndihmuar edhe në uljen e rrezikut nga vërshimet e mëdha në Shkodër.

KEK ka marrë varësisht prej orës dhe ditëve deri në 300 MW për orë, apo mbi 5600 MWh brenda 24 orëve, qe nga data 26.12.2009. Gjithçka është bërë në bazë të marrëveshjeve KEK-KESH për shkëmbime të energjisë elektrike.

"Energjia e pranuar nga ana e KEK-ut prej Shqipërisë është energji e shkëmbyer dhe nuk paraqet shit-blerje të saj. KEK-u ndër vite bashkëpunon me KESH-in në fushën e shkëmbimeve të energjisë elektrike", thuhet në njoftim. /telegrafi/