Telegrafi

KEK, reduktimet e energjisë hiqen

Pos njësisë A5, në punë janë edhe njësia A3 dhe njësitë B1 dhe B2 të TC “Kosova B”, dhe HC “Ujmani”, të cilat së bashku prodhojnë 700 deri në 800 megavatë/orë, ndërsa importi shkon deri në 280 megavatë/orë. Në kohë piku në dispozicion janë mbi 1000 megavatë/orë.

" Reduktime nuk ka për asnjë kategori, përvec zonave të mbingarkuara në trafot e transmisionit. KEK ofron energji elektrike në nivelet maksimale aq sa duron rrjeti i transmisionit nën menaxhimin e KOSTT sh.a. Për të mos ardhur deri tek reduktimet më të ashpërsuara në zonat e mbingarkuara, KEK apelon për kursim maksimal të energjisë elektrike, sidomos në rajonin e Dukagjinit dhe qytetet e Mitrovicës, Vushtrrisë, Skenderajt dhe Fushë Kosovës", thuhet ne njoftim te Zyres për informim te KEK-ut./telegrafi/