Telegrafi

KEK premton energji pa reduktime për festën e Pavarësisë

KEK ka njoftuar se për të festuar në mënyrë sa më dinjitoze nuk do të ketë reduktime të energjisë, vetëm në ndonjë rast specifik si pasojë e mbingarkesave. Ndaj KEK ka apeluar tek konsumatorët që ta kursejnë maksimalisht energjinë elektrike në dispozicion.

“Shteti i Kosovës po hyn në vitin e dytë. Ai mund të forcohet gjithnjë e më tepër duke e paguar energjinë elektrike dhe duke mos e keqshfrytëzuar atë. KEK i takon Kosovës dhe menaxhon me pasurinë më strategjike dhe një nga më jetiket e vendit, energjinë elektrike. Duke e paguar, kursyer dhe moskeqpërdorur energjinë elektrike ju i ndihmoni shtetit tonë të përbashkët, Kosovës”.

KEK po ashtu ka uruar të gjithë qytetarët me rastin e Njëvjetorit të Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës. /Telegrafi/