Telegrafi

KEK premton energji 24 me zero

Bazuar në një njoftim zyrtar të kompanisë, në operim janë blloqet A3 dhe A4 të TC “Kosova A” që bashkërisht prodhojnë rreth 260 megavat orë energji elektrike, blloqet B1 dhe B2 të TC “Kosova B” që bashkërisht prodhojnë rreth 500 megavat orë energji, HC Ujmani që vazhdimisht do të prodhoj 16 megavat orë energji dhe do të importohen gjatë tërë ditës së sotme në mes të 130 – 170 megavat orë energji elektrike.

“KEK është në gjendje të siguroj aq energji sa është e nevojshme për të gjithë konsumatorët. Megjithatë, KEK është i kufizuar në sasinë e energjisë që mund ta shpërndajë tek konsumatorët nga ana e kompanisë që bënë transmetimin e energjisë elektrike”.

Kompania po ashtu ka njoftuar se, kufizimet në furnizimin me energji elektrike në tërë vendin mund të aplikohen me kërkesën e KOSTT në rast se kjo kompani nuk mund të bëjë transmetimin e energjisë elektrike si pasojë e mbingarkesës në rrjetin e transmisionit. /Telegrafi/