Site icon Telegrafi

Kek prej dy milionë kalorive

Keku gjigant është bërë në Royal Oak të Michiganit, dhe është konfirmuar se është madje tetë herë më i madh se rekorderi i mëhershëm nga Libri i rekordeve Guinness.

Bërësi i ëmbëlsirave Ryan Abud ka thënë për agjencinë e lajmeve Associated Press se përgatitja e kekut ka marrë 12 orë kohë, dhe se “receta” përbëhet prej 800 vezëve, dhe nga 100 kilogramë sheqer e miell.

Vlera e përgjithshme e kalorive të këtij keku prej 555 kilogramësh është dy milionë.

Keku është ndarë dhe u është shpërndarë njerëzve të tubuar, në këmbim të parave për një organizatë e cila kryen punë humanitare.

Exit mobile version