Telegrafi

KEK: Po shënojmë përparime në të gjitha segmentet

Bazuar në një njoftim zyrtar të kompanisë rritje të produktivitetit ka patur gjatë vitit të kaluar në të gjitha segmentet e KEK-ut, duke filluar nga prodhimi i qymyrit, i energjisë elektrike, rritja e inkasimit dhe zvogëlimi i humbjeve.

"Edhe gjatë tre muajve të parë të këtij viti janë shënuar avancime të reja në çdo segmet të punës.

KEK po ashtu ka njoftuar se është duke bërë edhe kapitalizimin maksimal të aseteve.

"Pjesë e këtij aktiviteti është arritja e marrëveshjeve me PTK-në, IPKO-n dhe Kujtesën për përdorimin të rrjetit distributiv të Korporatës për qëllime të telekomunikacionit".

Në po të njëjtin njoftim thuhet se, bashkëpunim në sfera të ndryshme të operimit në mes të KEK-ut dhe kompanive tjera vendore do të ketë edhe në të ardhmen.

"Përmes shfrytëzimit të aseteve për qëllime të shtimit të shërbimeve karshi konsumatorit arrihet maksimalizim i ngritjes së të hyrave në KEK dhe bëhet e mundur përmirësimi i mëtutjeshëm i vet këtyre shërbimeve". /Telegrafi/