Site icon Telegrafi

KEK organizon ushtrimi të një gjendje Emergjente

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës kanë thënë se do të realizojnë një ushtrim të një situate emergjente.

“Bazuar në planin vjetor të trajnimeve dhe me qëllim të ngritjes së aftësive, menaxhuese, koordinuese dhe të veprimit të njësive në kuadër të misionit dhe në funksion të ngritjes së kapaciteteve vepruese në situata krize, KEK-u në bashkëpunim edhe me Agjencionin e Menaxhimit të Emergjencave të Kosovës, sot organizon ushtrimin: ‘Ushtrimi i simulimit të një gjendje Emergjente në Termocentralin Kosova A’”, thekson njoftimi i KEK-ut. /Telegrafi/

Exit mobile version