Telegrafi

KEK nënshkruan marrëveshje me kompaninë Kujtesa

“Kjo marrëveshje ka benefite të shumëanshme. KEK përfiton financiarisht duke krijuar të hyra alternative, kompania Kujtesa ka qasje më të lehtë për të arritur deri tek konsumatori, ndërsa qytetarët kanë qasje më të lehtë në shfrytëzimin e shërbimeve telekomunikuese, sikurse do të kenë edhe më tepër zgjidhje në këtë fushë”, thotë z. Arben Gjukaj, u.d. i Drejtorit Menaxhues të KEK-ut.

KEK ka një marrëveshje të ngjashme edhe me kompaninë IPKO, ndërsa është në proces të finalizimit të marrëveshjes edhe me PTK-në.

"Bashkëpunim në sfera të ndryshme të operimit në mes të KEK-ut dhe kompanive tjera vendore do të ketë edhe në të ardhmen. KEK është i vendosur që të shërbejë si lehtësues i punës së bizneseve legale, aty ku ka mundësi. Ndërsa, me rritjen e të ardhurave alternative, krijohet mundësia e shtimit të shërbimeve karshi konsumatorit dhe bëhet e mundur përmirësimi i mëtutjeshëm i vet këtyre shërbimeve", thuhet ne komunikate. /telegrafi/