Telegrafi

KEK mobilizohet, ofron mbi 950 megavat energji për Pavarësi

Kthimi kësaj njësie ka bërë që gjatë festimeve KEK të operojë me katër blloqe, përkatësisht B1 dhe B2 të TC “Kosova B”, A3 dhe A5 të TC “Kosova A” dhe HC “Ujmani” me 16 megavat orë.

KEK po ashtu ka njoftuar se me anë të këtyre kapaciteteve arrihet prodhimi në më tepër se 750 megavat orë energji elektrike, të cilat së bashku me importin që shkon deri në 200 megavat orë, sigurojnë energji elektrike pa ndërprerje.

Por, gjithsesi , për të mos ardhur deri tek ndonjë reduktim i dhunshëm në ndonjë dalje, për shkak të mbingarkesave, KEK-ka apeluar për kursim maksimal të energjisë elektrike në dispozicion. /Telegrafi/