Telegrafi

KEK mbështet personat me nevoja te veçanta

Përkundër angazhimeve rreth aftësimit të të gjitha njësive gjeneruese, për stabilizim të prodhimit para sezonit të dimrit, KEK-u është duke vazhduar përmbushjen e objektivave që ka rreth përgjegjësisë shoqërore dhe thellimin e partneritetit me ambientin ku operon.

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka nënshkruar sot një marrëveshje për përkrahje të personave me Sindromin Down.

Me anë të kësaj Marrëveshje, Korporata do të mbështesë hapjen e Ndërmarrjes Sociale –Linja e paketimit të mjaltit, përmes së cilës do të behet aftësimi profesional dhe punësimi i qëndrueshëm i personave me aftësi te kufizuar.

“Përkundër angazhimeve madhore dhe sfidave për stabilizim dhe rritje së prodhimit në rrethanat e vështira të operimit, Korporata ka parasysh gjithmonë përgjegjësin e gjithmbarshme shoqërore që ka të shprehur edhe përmes kësaj përkrahje për personat në nevojë”, tha Drejtori Meaxhes i KEK-ut Arben Gjukaj.

Me këtë rast, Drejtoresha Ekzekutive e shoqatës Down Sindrom Kosova, Sebahate Beqiri, në emër të mbi 700 personave sa janë në tërë Kosovën të prekur me këtë sindrom, dhe prindërve të tyre shprehu falënderimin e thellë për këtë përkrahje.

Ajo shprehu konsideratë të madhe për KEK-un, Bordin dhe menaxhmentin, të cilët treguan jo vetëm vullnetin e mirë, por edhe gatishmërinë konkrete për të ndihmuar punësimin e qëndrueshëm dhe integrimin në shoqëri të personave me nevoja te veçanta. /Telegrafi/