Telegrafi

KEK lidhë kontratat për import të energjisë

“Çmimet sillen nga 119 euro në 132 euro për megavat, ndërsa çmimet e bursës për energji elektrike të enjten kanë qenë dukshëm më të shtrenjta duke u sjellë nga 131 euro deri në 152 euro për megavat”, thuhet në një njoftim zyrtar të KEK-ut.

Importi i siguruar nga KEK është për dy lloje të energjisë, atë të moduluar (e cila paraqet import konstant gjatë 24 orëve të ditës) dhe është lidhur kontratë me kompanitë Espada dhe EGL dhe energji në kohë të pikut, kur kërkesa për energji elektrike është më e larta e që është lidhur kontratë me kompanitë Rudnap dhe EFT.

Importi i energjisë elektrike i siguruar përmes këtyre kontratave do të shërbejë për një furnizim më stabil me energji elektrike gjatë periudhës së dimrit 2008/09, kur është e pamundur të prodhohet në Kosovë e tërë energjia elektrike që kërkohet nga konsumatorët