Telegrafi

KEK, kursejeni energjinë

Me qëllim që të evitohen reduktimet e dhunshme të energjisë, KEK ka apeluar të tek të gjithë konsumatorët që ta kursejnë maksimalisht energjinë elektrike në dispozicion.
Në një komunikatë për shtyp thuhet se KEK është maksimalisht i përgatitur për t’i furnizuar të gjithë konsumatorët pa ndërprerje, por ditëve të fundit kërkesa për energji elektrike ka arritur në nivele të jashtëzakonshme, duke i tejkaluar 1100 megavatë/orë.

Por, për të mos ardhur deri tek aplikimi i dhunshëm i reduktimeve, KEK apelon që për ngrohje të përdoren format tjera alternative, përkatësisht lëndët djegëse të cilat janë më të lira dhe më të shëndetshme për ambientet e banimit.