Gazeta Albania shkruan se prurjet e ujit në kaskadën e lumit Drin janë përgjysmuar kundrejt të njëjtës periudhë të vitit të kaluar, ndërkohë niveli i Fierzës është duke pësuar një rënie prej 16 cm në ditë.
"KESH-i ka marrë masat për të përballuar një situatë të tillë nëpërmjet rritjes së importit, tërheqjes së energjisë së depozituar në Kosovë dhe shkëmbimeve që po bëhen me Greqinë".
Sipas gazetës Albania, KESH-i ka krijuar në kaskadën e Drinit një rezervë energjetike prej 930 milionë kilovat-orë, ndërkohë që 180 milionë kilovat orë të tjerë janë depozituar në Kosovë.
"Prej disa ditësh ka nisur tërheqja e kësaj sasie energjie për të plotësuar kërkesat e vendit gjatë këtij sezoni turistik". /Telegrafi/