Telegrafi

KEK investon 570.000.00 euro në Trafostacionet e Prishtinës

Me lëshimin në punë të këtyre katër trafostacioneve me kapacitetin instalues të çdonjërit prej 630 kVA (kilo volt amper) do të eliminohen fytet e ngushta që paraqiteshin në këto pjesë të qytetit të Prishtinës. Së bashku me këto trafostacione është ndërtuar edhe rrjeti i tensionit të lartë (10(20) kV) në gjatësi prej 2.2km dhe rrjeti i tensionit të ulët (TU) në gjatësi prej 1.5km.

Në perfundim e sipër janë edhe dy trafostacione të tjera me një vlerë rreth 240.000.00 euro. Ky projekt i cili është duke u zhvilluar edhe në distriktet tjera është financuar nga KEK-u dhe Buxheti i Kosovës.

Këto investime do të ndihmojnë në ngritjen e vlerës së aseteve të Korporatës dhe përmirësimin e dukshëm të cilësisë së shërbimeve karshi konsumatorit.