Telegrafi

KEK i kthen borxhin KESH-it

Zëdhënësi i KEK-ut Viktor Buzhala tha për Telegrafin, se shkëmbimet KEK- KESH janë një proces që vazhdon, por sipas tij ato varen nga sasia e prodhimit të energjisë elektrike në blloqet e KEK-ut. “KEK i kthen KESH-it energjinë në formë të shkëmbimeve, në kohën kur ka teprica, pas mesnatës e deri në orët e mëngjesit dhe në disa raste në kohën jashtë pik-ut, kur sërish ka teprica”, tha ai.

Buzhala ka treguar se KEK-u ka borxhe ndaj KESH-it për energjinë e pranuar më herët dhe ky borxh do të kthehet në formë shkëmbimesh të energjisë.

Ndryshe, KEK-u ka stabilizuar blloqet dhe po prodhon energji elektrike të mjaftueshme për t’i plotësuar kërkesat e konsumatorëve. Sipas zëdhënësit të KEK-ut, Viktor Buzhala nuk ka as import sepse sasia e prodhuar në blloqet e KEK-ut është e mjaftueshme për mbulimin e kërkesës. /Telegrafi/