Telegrafi

KEK hedh poshtë akuzat për diskriminimin e serbëve

Akuzat u bënë pas protestave të banorëve serbë në rajonin e Gjilanit, që për ditë me radhë janë pa energji elektrike.

Zyrtarë të Korporatës Energjetike thanë se mungesa e energjisë është pasojë e defekteve dhe është politikë e kësaj korporate që të mos riparohen ato nëse nuk paguhen faturat e energjisë elektrike.

Njësoj, thonë ata, është duke u vepruar edhe në zona me shumicë shqiptare.

Nga protestat e dy ditëve më parë pati përleshje mes protestuesve dhe policisë, ku si pasojë dhjetra protestues morën plagë të lehta, kurse 5 policë përfunduan në spital.