Telegrafi

KEK e gatshme të ndihmojë QKUK-në

Lidhur me këtë është zhvilluar të mërkurën edhe një takim në objektet e QKUK-së, në mes të ministres Shiroka-Pula dhe u.d. të drejtorit menaxhues të KEK-ut, Arben Gjukaj me bashkëpunëtorë me drejtorin e QKUK, Jusuf Ulaj si dhe stafin tjetër të qendrës.

Bazuar në një njoftim zyrtar ë KEK-ut, ka qenë insistimi i vetë ministres së Energjisë dhe Minierave, Justina Shiroka- Pula që t’i dilet në ndihmë konsumatorit më të ndjeshëm të KEK-ut, ndihmë që nuk ka munguar edhe më herët.

Gjatë këtij takimi është vendosur që KEK-u të dërgojë ekipin për ekzaminimin e rrjetit të brendshëm të QKUK-së me pajisjet ndihmëse dhe ekspertët e KEK-ut. Gjithashtu është vendosur që KEK-u të trajnojë dy punëtorë të mirëmbajtjes së QKUK që të jenë në gjendje t’i zgjidhin problemet eventuale në rrjetin e brendshëm të qendrës.

Në njoftimin zyrtar të KEK-ut po ashtu thuhet se, ministria Shiroka- Pula ka shprehur gatishmërinë që të paraqesë edhe në Qeverinë e Kosovës nevojën për investimin e rreth 170 mijë eurove në mënyrë që QKUK-së t’i mundësohet edhe një lidhje direkte rezervë.

“KEK e ka linjën e gatshme, por mungon gjysma e linjës kabllore nëntokësore. KEK-u gjithashtu do t’i ndërrojë trafot e brendshme të QKUK-ut nëse evidentohet se ndonjëra nga to është e mbingarkuar”.

Ndryshe QKUK-ja nuk i nënshtrohet kategorizimit ABC, prandaj daljes 10 kV që furnizon qendrën me energji elektrike nuk i ndërpritet asnjëherë energjia elektrike. Por, instalimet e brendshme të QKUK, të cilat janë bërë pa ndonjë plan detal nuk janë në gjendje aq të mirë. /Telegrafi/