Telegrafi

KEK do të intensifikojë shkyçjen e borxhlinjve

Bazuar në një njoftim zyrtar të KEK-ut, Qeveria e Republikës se Kosovës në fund të muajit korrik 2008 të këtij vitit ka nxjerr një urdhër për procedurat e shkyçjes dhe ri-kyçjes së borxhlinjve të energjisë elektrike.

"Në zbatim të këtij urdhri KEK-u nga dita e hënë, me 11 gusht të këtij viti, do të intensifikojë maksimalisht veprimet për shkyçjen e borxhlinjve të saj nga rrjeti energjetik".

KEK-u po ashtu ka njoftuar se shkyçja e borxhlinjve do të fillojë në distriktin e Prishtinës, në lagjet Dardania, Lakërishte, Bregu i Diellit dhe Hajvali, për të vazhduar më pas me borxhlinjtë në lagjet tjera të Prishtinës dhe distriktet tjera në tërë territorin e Kosovës.

"Për t’ju ikur dënimeve të shkyçjeve, 50 euro për amvisëri dhe 100 euro për konsumator komercial, si dhe gjobave tjera përcjellëse lusim konsumatorët që të bëjnë sa më shpejtë pagesën e faturave të energjisë elektrike. Në rast të ri-kyçjes ilegale do të pasojnë dënimet shumëfishë më të larta, deri më 1.000 euro, të përcaktuara në urdhrin e Qeverisë. Përjashtime nuk do të këtë për asnjë rast". /Telegrafi/