Telegrafi

KEK dhe SPEK arrijnë marrëveshjen për ndërprerjen e grevës

Marrëveshja, siç thuhet më tej, është arritur pas një angazhimi të përbashkët përmes takimeve dhe bisedave konstruktive të mbajtura gjatë ditëve të fundit.

KEK sh.a. njofton që në vazhdimësi ka parasysh dhe është duke përmirësuar kushtet e punës për punonjësit e Korporatës. Si rrjedhojë e kësaj janë adresuar edhe kërkesat e ngritura së fundi nga ana e SPEK-ut e që kanë qenë të ndërlidhura me punëtorët e KEK-ut.“Menaxhmenti i KEK sh.a. dëshiron të konfirmojë edhe njëherë se i përkrahë fuqishëm organizimet dhe veprimet sindikale si formë e ligjshme dhe demokratike. KEK-u do të vazhdojë edhe në të ardhmen angazhimin për kushte më të mira për punonjësit e vet”, përfundon komunikata. /Telegrafi/