Telegrafi

KEK, ‘Blloku B1’ sërish probleme – vazhdojnë reduktimet

“Blloku B1 sërish ka pasur disa probleme, por me ndërhyrjen e menjëhershme të punëtorëve të termocentralit ‘Kosova B’, problemet tashmë janë evituar dhe blloku është kthyer në punë”, tha për KNN-në zëdhënësi i KEK-ut, Viktor Buzhala. Sipas tij, problemet në këtë bllok nuk kanë ndikuar në furnizimin me energji elektrike në vend. “Gjendja e furnizimit me energji elektrike është stabile dhe nuk ka orar të reduktimeve”.

Përveç energjisë elektrike që po prodhohet në blloqet e Termocentralit “Kosova A” dhe “Kosova B”, importi, që është kryesisht nga Shqipëria, arrin në rreth 300 megavat energji elektrike.