Pas raportimit në media se Bordi i KEK-ut dhe Menaxhemnti kanë marr bonuse ka reaguar KEK-u nëpërmjet një komunikate për media. Sipas tyre askush në KEK nuk kanë marrë paga shtesë.
Reagimi i plotë i KEK-ut
Nuk është e vërtetë se BORDI dhe Menaxhmenti i KEK-ut ka marrë pagën e 13-të
Artikulli i botuar në portalin Kosovapress dhe i marr nga shumica portaleve tjera vendore, me titull: “Bordi dhe Menaxhmenti I KEK-ut morën pagën e 13-të jashtë ligjshëm” është plotësisht i pa vërtetë.
Për më tepër në këtë artikull deklarohet rrejshëm kinse vet KEK-u ka pranuar se disa zyrtar të menaxhmentit që kanë kontrata individuale kanë marrë pagën e 13-të.
Përndryshe, KEK-u ka deklaruar se: “Të gjithë punonjësit e KEK-ut duke përfshirë edhe zyrtarët e lartë nuk kanë marrë pagë shtesë, përveç atyre të parapara me kontrata individuale” pra, të gjithë punonjësit e KEK-ut kanë kontrata individuale.
Si rrjedhojë, Korporata Energjetike e Kosovës është në proces të auditimit të pasqyrave financiare për vitin 2016 dhe pa përfunduar ky proces as nuk mund të diskutohet asnjë shtesë as për menaxhmentin as për punëtorët e KEK-ut. Prandaj, pas publikimit te pasqyrave financiare, duke u bazuar ne ligjet në fuqi, Bordi ka aprovuar një shpërblim për të gjithë punëtorët e vet si shpërblim për ballafaqim të suksesshëm me vështirësitë dhe tejkalimin e situatës se jashtëzakonshme, me temperatura ekstreme, gjatë këtij sezoni dimëror.
Për më shumë secili nga të apostrofuarit është i gatshëm që të bëj publike llogaritë bankare para institucioneve relevante edhe pse shumica prej tyre e bëjnë këtë për çdo vit në bazë të ligjit.
Për më tepër, në këtë dezinformatë janë etiketuar padrejtësisht edhe zyrtarët e KEK-ut, të cilët do të kërkojnë llogari ligjore për denigrimin personal qe iu është bërë padrejtësisht në këtë artikull. /Telegrafi/