Telegrafi

KEK apelon: Mos paguani para tek individët

Me këtë rast kompania apelon tek konsumatorët e vet që të mos bëjnë pagesa të faturave të energjisë elektrike tek individët.

“Mënyrat legale që aplikon korporata rreth pagesave të faturave janë në sportelet e zyrave të KEK-ut që janë në tërë Kosovën, në banka përmes sistemit KOS-GIRO dhe përmes arkave mobile.

Kompania po ashtu ka njoftuar se, për pagesën përmes arkave mobile, KEK-u vazhdimisht informon konsumatorët e lokaliteteve ku ato dërgohen.

“Pra, në terren edhe nëse personat paraqiten me shenjat identifikuese të korporatës, konsumatorët nuk duhet të paguajnë para kesh, pos tek arka mobile, e cila i ka të gjitha shenjat identifikuese”. /Telegrafi/