Telegrafi

Kejvina Kthella tregon dukjen e saj kur ishte e vogël

Tashmë është njëra nga personazhet më të komentuara në shtypin rozë dhe jo vetëm.

Fjala është për Kejvina Kthellën, e cila për publikun u bë e njohur qysh nga paraqitja e saj si velinë në emisionin, “Xing me Ermalin”.

Që nga atëherë, biondja ka arritur të mbledh një numër të madh të ndjekësve në rrjetet sociale.

Me këtë rast, ajo është mjaft aktive dhe publikon imazhe e video të ndryshme, duke mos munguar edhe ato provokuese.

Por këtë herë, bukuroshja shqiptare ka vendosur të sjellë një imazh nga fëmijëria, derisa tregon pamjen e saj kur ishte e vogël.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Kejvina Kthella

“Kejvina e vogël”, është përshkrimi që ia ka vënë fotos.

Kejvina Kthella kur ishte e vogël/Foto: Instagram

Ndryshe, modelja Kthella tash e një kohë është zhvendosur në Itali, për të vazhduar me projekte të reja televizive. /Telegrafi/