Site icon Telegrafi

Kejvina Kthella prezanton stilin e ri të flokëve, teksa shkëlqen me dukjen

Kejvina Kthella (Foto: Instagram/kejvina_kthella)

Modelja e njohur shqiptare, Kejvina Kthella, po pëlqehet në masë të madhe për dukjet e saj të ndryshme.

Në rrjete sociale ajo është aktive, duke sjellë në mënyrë të vazhdueshme imazhe nga përditshmëria, përfshirë edhe udhëtimet e ndryshme.

Sidoqoftë, në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, Kejvina ka lënë ‘gojëhapur’ mijëra ndjekësit e saj.

Përmes një veshje që i vinte në pah tipare trupore, ajo njëherësh ka theksuar edhe stilin e ri të flokëve.

Një pjesë e madhe e fansave të saj janë mësuar ta shohin me flokë bionde, kurse tani ajo ka vendosur t’i bëjë me ngjyrë të kaltër.

“Ajo ka veten, por ka nevojë për dashuri”, ka shkruar ajo në përshkrim.

Bukuroshja shqiptare kohëve të fundit ka qenë temë në faqet rozë, pasi është parë angazhimi saj në fotosesione të ndryshme. /Telegrafi/

Exit mobile version