Mbrëmjen e të shtunës Greta Koçi ka qenë e ftuar në “Xing me Ermalin”, por vëmendjen rrëmbeu tjetër detaj.
Një ndër pyetjet që ai i ka bërë këngëtares ka qenë nëse e ka ngacmuar ndonjë futbollist.
Dhe, reagimi i tij pas përgjigjes së Gretës na ka futur në dyshime pasi ka thënë: “Aman ai portiere Strakosha a të ngacmoi se ne atë kemi merak si staf”.
Por, ju do të thoni ç’lidhje ka Kejvina në këtë mes? Në momentin kur ajo është futur në studio për ti bërë pyetjen Gretës, Ermali ka filluar ta ngacmojë sërish “lidhur me portierin”.
Kejvina ka pyetur Gretën se çfarë i pëlqen tek fiziku i një mashkulli, dhe Mamaqi ka ndërhyrë sërish duke qartësuar se nuk bëhet fjalë për një portier.
Pra, ngacmimet e Ermalit lidhur me portierin apo vetë Strakoshën na kanë bërë të aludojmë se Kejvina mund të ketë diçka me të, shkruan blitz.
Gjithashtu Kejvina dhe Thomas ndjekin njëri tjetrin në Instagram, e pas kësaj duke u nisur nga fjalët e Ermalit, duket se kemi një çift të ri në showbiz, por kjo mbetet për t’u parë.