Modelja nga Shqipëria, Kejvina Kthella, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjete sociale.
Ajo tregon shpesh pamje të stilit të jetës, udhëtimeve, veshjeve e nganjëherë e shohim edhe në ndonjë klip.
Biondja së fundmi ka udhëtuar drejt Emirateve të Bashkuara Arabe, saktësisht Dubait.
Nga qyteti luksoz nuk ka kursyer pozat provokative dhe veshjet e bukura.
Por në një postim, ka ngritur dyshimet se është në lidhje dhe nuk ka udhëtuar e vetme për në vendin arab.
Në InstaStory, Kejvina publikoi një fotografi krah një burri, i cili i ka vendosur krahun dhe modelja ka fshehur fytyrën e tij me një ‘emoji’.
Sidoqoftë, deri më tani nuk ka bërë një konfirmim zyrtar përkundër imazhit. /Telegrafi/