Site icon Telegrafi

Kejuan Johnson përsëri te Bashkimi

Ekipi i Bashkimit e ka kthyer basketbollistin Kejuan Johnson, me të cilin ka arritur marrëveshje njëvjeçare.

‘Plejmejkeri’ amerikan ka qenë te prizrenasit katër stinorë më parë dhe ka qenë njëri ndër të huajt më të pëlqyer që ka pasur ekipi në vitet e fundit.

Johnson së fundi ka qenë pjesë e ekipit japonez, Sanen Neophoenix, ku ka zhvilluar 39 ndeshje.

Në ato ndeshje, 31 vjeçari ka pasur këto mesatare statistikore: 14.3 pikë për ndeshje, 4.3 asistime dhe 6.3 kërcime, transmeton Borozani.

Para Japonisë, ai ka qenë pjesë e elitës argjentinase të basketbollit, ku ka luajtur për Penarolin.

Exit mobile version