Telegrafi

Kejsi Tola fillon pushimet, ekspozon bikinit përmes fustanit transparent (Foto)

Kejsi Tola është këngëtarja e radhës që ka gjetur kohë paksa për pushimet verore.

Këngëtarja shqiptare ka pasur kohët e fundit shumë angazhime koncertale dhe koha ishte për relaks.

Ajo ka zgjedhur plazhet e jugut shqiptar për të shijuar rrezet e diellit.

Tola ka publikuar disa imazhe në llogarinë personale në Instagram teksa ekspozon bikinit në një “fustan” transparent.

Ndryshe, këngëtarja është duke punuar në projekte të reja muzikore. /Telegrafi/