Kejsi Tola është këngëtarja e radhës që ka gjetur kohë paksa për pushimet verore.
Këngëtarja shqiptare ka pasur kohët e fundit shumë angazhime koncertale dhe koha ishte për relaks.
Ajo ka zgjedhur plazhet e jugut shqiptar për të shijuar rrezet e diellit.
Tola ka publikuar disa imazhe në llogarinë personale në Instagram teksa ekspozon bikinit në një “fustan” transparent.
Ndryshe, këngëtarja është duke punuar në projekte të reja muzikore. /Telegrafi/