Telegrafi

KEJES distributor i autorizuar i SONNET Technologies, Inc

KEJES përfundimisht bëhet distributor i autorizuar i kompanisë SONNET për Kosovë, kompanisë e cila 35 vit ekziston në Hi-Tech Industri, me seli në Silicon Valley.

Sonnet Technologies, Inc. është prodhuesi kryesor i produkteve të teknologjisë Thunderbolt duke përfshirë sistemet e zgjerimit të kartelave PCIe, zgjidhje të jashtme grafike (eGPU), pro media readers, dok dhe adaptor për kartelat e ndryshme te rrjetit, audio dhe video.

Thunderbolt produktet e zgjerimit të prodhuesit të Sonnet mundësojnë përdorimin e kartelave pro audio I/O dhe DSP, pro video kartelave, ato GPU, si dhe ato të rrjetit dhe ruajtjes, por po ashtu dhe kartelat tjera PCIe me performancë të lartë të kompjuterëve me teknologji Thunderbolt.

Për 35 vjet Sonnet ka qenë pionier dhe ka sjellë në treg produkte të shumta që lehtësojnë dhe përmirësojnë performancën dhe lidhjen e kompjuterëve Mac®, Windows® dhe Linux®.

Sonnet si njëra nga kompanitë më serioze në fushën e teknologjisë është vlerësuar jo rrallë me çmime më prestigjioze ndërkombëtare për inovacionet e tyre.