Keiza u transferua te Sigal Prishtina duke nënshkruar një kontratë njëvjeçare dhe pas prezantimit në zyret e klubit, ai u shpreh tejet ambicioz për sezonin e ri.
“Qëllimet e mia janë të larta dhe shpresoj se do t’i arrijë këtu. Nuk dua që të gënjejë, sepse fillimisht nuk kam dëgjuar për basketbollin e Kosovës, mirëpo kur ka filluar të më tregoj menaxheri im atëherë jam interesuar dhe i kam pyetur shokët që kanë luajtur këtu dhe kam marrë informata të mira për Sigal Prishtinën dhe vet qytetin e Prishtinës. Një arsye tjetër që më ka shtyrë të vijë këtu është edhe fakti që ky klub sivjet garon edhe në Ligën Ballkanike”, ka pohuar ai.
Aurimat Keiza, ka luajtur në klube të famshme në Lituani, Itali, Greqi, etj.
Ndërsa Sigal Prishtinës nesër pritet t’i bashkohen edhe dy amerikanë. Miftari ka bërë të ditur se më 9 gusht do të dilet me formacionin kompletë të Sigal Prishtinës, me të cilin do të garojë si në ligën vendore, ashtu edhe në Ligën Ballkanike. /Telegrafi/