Rima doli krejt rastësisht, vargu u krijua dhe më vonë u bë pjesë e këngës.
Muzikanti australian dhe kompozitori Keith Urban ka zbuluar publikisht se bashkëshortja, Nicole Kidman, është “e çmendur në shtrat”.
Në fakt, pas 13 vjet të martesës këngëtari i ka kushtuar një këngë të dashurës që titullohet “Twins”, sipas shenjës së horoskopit që i takon aktorja.
Është gjithashtu interesante se vargjet e poemës kanë origjinën. Në mënyrë të veçantë, kur një shok i kërkoi muzikantë që të përshkojë Nicolen, ai tha se bukuroshja është maniake në shtrat, por e zgjuar në kokë. Rima (maniac in bed, brainiac in head) është e rastësishme, gjersa vargu u krijua më vonë dhe u inkorporua në këngë.
“Gruaja ime me të vërtetë e pëlqeu këngën”, e pranoi ai në një intervistë për mediat e huaja.
Shumë gra e kanë pyetur përmes rrjeteve sociale nëse po e kalon kufirin duke zbuluar intimitetet e tyre, dyshja vite më parë kishin pohuar se nuk e kanë problem.
Dyshja u martuan në vitin 2006 dhe kanë dy vajza, Sunday Rose (10) dhe Feith Margareth (8). /Telegrafi/