Aktorja e njohur, Adriana Matoshi dhe futbollisti afrikan, Keith Groeneveld, sot kanë kremtuar njëvjetorin e romancës së tyre.
Derisa kanë kaluar 12 muajt e parë së bashku, ata kanë qenë ndër çiftet më të komentuara në rrjetet sociale e shtypin rozë.
Kjo për shkak të diferencës së madhe në moshë, prejardhjes së 21 vjeçarit e po ashtu edhe të veprimeve të njëpasnjëshme të tyre.
Krahas deputetes, një dedikim në këtë ditë speciale nuk ka munguar as nga partneri i saj.
I njëjti ka ndarë disa momente të lumtura në Instagram, ku njëherësh thekson se është i bekuar me një person si Matoshi.
Mes shumë gjërash, Keith ka përmendur edhe kritikat rreth marrëdhënies së tyre por që pavarësisht të gjithave ia kanë dalur.
Ky është postimi i plotë i Keith (pa ndërhyrje):
“Sot një vit më parë ishim në një takim të parë. Koha ecën! Kemi kaq shumë kujtime të shkëlqyera për këto 12 muajt e fundit.
Falënderoj Zotin për çdo ditë të vetme.
Ka pasur shumë kritika rreth marrëdhënies dhe njerëzit u përpoqën të bëjnë gjithka që ne të ndahemi por nuk më intereson. Të dua nga zemra dhe askush nuk mund ta ndryshojë dashurinë time për ty.
Falënderoj Zotin që të solli në jetën time. Ka pasur sfida që më kanë bërë një person më të fortë, më të mençur dhe më të mirë.
Dhe ke qenë ti që më ndihmove t’i kaloja të gjitha.
Faleminderit Zotit për këtë dhe qofshi të bekuar ju dhe familja e juaj.
Të dua”. /Telegrafi/